JOQ Albania
Home

Për vajzat, gratë e çiftet lezbike/ Hapet hoteli që nuk pranon asnjë person të gjinisë mashkullore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/10/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një hotel i ri i hapur në Majorka pranon vetëm vajza dhe gra, asnjë mashkull nuk lejohet të verë këmbë në të.

Hoteli Som Dona ndodhet në Porto Cristo dhe aty mund të shkojnë vetëm vajza nga mosha 14-vjeç e sipër, gjinia tjetër është e ndaluar.

Ky resort është i hapur për vajzat beqare, çiftet lezbike, sipërmarrëset, nënat dhe vajzat dhe çdo vajzë apo grua që do ta kalojë kohën në shoqëri të femrave, pa burra ‘nëpër këmbë’.

Edhe pse thuhet se i gjithë stafi i hotelit do të jetë i përbërë nga femra, pritet gjithashtu që të ketë edhe meshkuj të punësuar në mënyrë që të ndiqet ligji i barazisë gjinore në punësim.

Në brendësi ky hotel nuk ndryshon fare nga hotelet e tjerë ku ‘lejohen’ të dyja gjinitë, por nuk mungojnë edhe ambientet të cilat janë dizajnuar posaçërisht vetëm për femra.

Në resort nuk mungon gjithashtu edhe një ‘Sky Lounge’ ku vajzat mund të marrin diçka për të pirë ndërkohë që shijojnë pamjen nga Mesdheu.

Sa i përket çmimeve, ato fillojnë nga 70 euro nata, dhe më pas varet nga lloji i shërbimit dhe dhomës që keni zgjedhur.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/