JOQ Albania
Home

Vendimin drastik i FSHF-së/ 8 tifozë i përjashton përjetë nga stadiumi, Tiranës i mbyll sektorin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/10/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozët e Partizanit dhe Tiranës nuk ia kanë hedhur paq për incidentet e shkaktuara në derbin e së dielës. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime mjaft të ashpra.

Klubi i Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, si dhe me gjobë 500 mijë lekë të reja, për për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror.

Ndërkohë, Disiplina ka udhëruar Tiranën për të mbyllur pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Gjithashtu, një risi në vendimet e kësaj radhe, është fakti se 8 personave, të identifikuar me emër dhe mbiemër, u është ndaluar hyrja përjetë në stadiume në aktivitetet që organizon FSHF. Gjithashtu, me 100 mijë lekë gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë në transertë, është dënuar Partizani për sjelljen e gabuar të tifozëve.

VENDIMET E PLOTA:

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/