JOQ Albania
Home

Pritet zyrtarizimi/ Edi Reja rikthen në kombëtare sulmuesin e dashur për tifozët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/10/2019 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit po bëhet gati për dy ndeshjet e tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Rëndësia e këtyre dy përballjeve është jetike për kuqezinjtë pasi pas këtyre dy ndeshjeve do të përcaktohet edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt Euro 2020.

Trajneri Edi Reja ka planifikuar që në radhët e skuadrës të ketë sa më shumë njohës të mirë të rrjetës dhe "vipsport.al", shkruan se ai i ka dërguar ftesë Armando Sadikut duke e rikthyer kështu në kombëtare.

Reja e sheh si një element i cili mund të japë diçka ndryshe në ndeshjet e radhës të kuqezinjve, aq më tepër që ka shënuar dy vite më parë në miqësoren ndaj Turqisë.

Kështu, Sadiku do të jetë përkrah Çikalleshit, Balajt e Manajt si alternativë kryesore për sulmin kuqezi në këto dy ndeshje.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/