JOQ Albania
Home

WhatsApp provon diçka të re, vijnë mesazhet që zhduken
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/10/2019 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aplikacioni i mesazheve që është në pronësi të Facebook, WhatsApp, ka startuar një azhornim të ri beta (2.19.275) në Google Play Store, e cila mundëson disa gjurmë të opsionit që do të quhen “Mesazhe të Zhdukura”. WhatsApp nuk ka implementuar ndonjë risi të rëndësishme muajt e fundit.

Gjithashtu, kompania nën pronësi të Facebook nuk ka lajmëruar as datën e fillimit të funksionimit të “dark mode” si për Android dhe për iOS. Por me sa duket, WhatsApp ka nisur me zhvillimin e elementëve të rinj, sa i takon zhdukjes së mesazheve. Siç sugjeron edhe vetë emri, mesazhet zhduken pas një kohe të caktuar, të vendosur nga përdoruesit. Kështu ndodh tashmë edhe me Telegram.

Ky opsion i ri do të jetë shumë i ngjashëm dhe tipik si mesazhet në Snapchat, ku tekstet zhduken në mënyrë automatike. Sipas “WABetaInfo”, nuk është konfirmuar ende se kur do të nisë funksionimi i këtij opsioni dhe kur do ta aksesojnë përdoruesit.

Burim: Digitalic|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania