JOQ Albania
Home

E dini pse princeshë Diana nuk mbante kurrë aksesorë Chanel?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/10/2019 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Chanel është një prej firmave më të njohura dhe të dashura jo vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt në të gjithë botën. Vishet përgjithësisht nga njerëz me influencë, të cilët tregojnë edhe një lloj statusi përmes rrobave që mbartin në trup.

Mirëpo, princeshë Diana nuk i preferonte thuajse kurrë veshjet apo aksesorët e kësaj firme. Kjo, jo për faktin se nuk i pëlqenin, apo nuk ishte dakord me mesazhet që marka përcillte, pro për një arsye tepër personale.

Logoja e Chanel i kujtonte tradhëtinë e të shoqit.

Charles pati një lidhje të gjatë jashtëmartesore me Camilla Parker Bowles, me të cilën ishte njohur që përpara Dianës dhe vazhdoi të takohej edhe pas martesës. Kjo e fundit u shemb pikërisht kur aventura e Charles-it u bë publike.

Logoja e Chanelit me gërmën “C” i kujtonte Dianës pikërisht Camilla-n. Këtë e ka rrëfyer për Harper’s Bazaar Australia stilisti Jayson Brunsdon, i cili është kujdesur për stilin e princeshës gjatë një eventi në Austri pas divorcit të saj.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/