JOQ Albania
Home

Meghan është supersticioze, njihuni me aksesorin e shtrenjtë që mban përherë me vete
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/10/2019 7:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja e vogël mbretërore e princit Harry ndodhet në një tur zyrtar në Afrikën e Jugut. Duket se gjithçka po shkon më së miri në këtë udhëtim, ndërsa në sy ka rënë një aksesor që Meghan po e mban gjithmonë me vete.

Ajo mban të varur në qafë një varëse fine, e cila ka në fund të saj atë që njihet si “syri i djallit”. Aksesori kushton 450 paund britanik e duket se është një ndër aksesorët e preferuar të Dukeshës së Sussex. Siç duket, Meghan është supersticioze dhe kërkon të mbrohet nga “syri i keq”.

Sipas Alemdara, krijuesit të varëses që Meghan mban në qafë, në kulturën otomane një simbol i tillë largon xhelozët dhe energjitë e këqija nga vetja. Dizajneri turk është shprehur tejet i vlerësuar që Dukesha mban aksesorin e krijuar nga ai.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/