Plumbat që po na terrorizojnë çdo ditë, e për çfarë i kemi ministritë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2019, 22:02

Jemi në një situatë emergjente. Vrasjet mafioze dhe gjakftohta po kërcënojnë sigurinë e çdo shqiptari. Nuk ka ditë të mos dëgjojmë lajme ku plumbi është “personazhi kryesor”.

Vetëm 10 ditë më parë në Krujë, një atentat mafioz i mori jetën një gruaje 50-vjeçare e cila rrezikoi jetën e saj për të mbrojtur nipin. Nipin, Mariglen Hakën, që aq shumë e njeh policia por asgjë nuk mundi ta parandalonte. Një ngjarje e paralajmëruar dhe e diktuar nga të dyja palët, si preja ashtu edhe gjahu. Autorët? S’ka nevojë, shteti i di por nuk i kap dot!

Vetë kryeministri ka thënë “grupet kriminale kokat hëngërshin me njëri-tjetrin”, por kryeministri nuk e di që këto hesape të pashlyera ndaj këtyre ‘kokëngrënësve’ po i rrezikojnë jetën shumë të pafajshmëve.

Sot ishte “qershia mbi tortë” për dështimin e shtetit përsa i përket sigurisë! Një tortë që as qentë nuk do e hanin!

Katër të vdekur brenda 10 orëve. Të tmerruar dhe të alarmuar nga kjo shifër ngremë kokën nga Zoti dhe kërkojmë disi shpëtim tek ai , se shteti me heshtjen e tij po ndihmon përhapjen e krimit.

Këto ngjarje në një mënyrë apo tjetër na treguan dy plagë të hapura të shoqërisë sonë.

Larjen e hesapeve mes grupeve kriminale dhe konfliktin mbi pronat. Askush nuk po bën hapa konkretë për shërimin e këtyre plagëve shumëvjeçare.

Besmir Hida, vetë nga goja e tij kishte thënë se ndihet i rrezikuar. Dhe çfarë u bë?

Asgjë! Teksa pinte kafen e mëngjesit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi duke gjetur vdekjen në vend. Ja pra, ky ishte siguria që të ofron shteti, të garanton vdekje të menjëhershme dhe të qetë.

Autorët nuk dihen! Dhe me këto hapa kurrë nuk do të dihen!

Në Klos, tre persona të së njëjtit fis gjetën vdekjen si pasojë e një konflikt pronësie. Prona, të cilat po marrin jetë shqiptarësh ditë pas dite.

Derisa do të vazhdojë? A ia vlen të vritesh për një tokë? Të humbësh përveç tokës edhe jetën?

Ka kaq vite që asnjë nuk harton një plan për përcaktimin e pronave dhe përfundojmë duke marrë jetën e të afërmve tanë! Por jo gjithçka mbyllet këtu pasi hasmëritë familjare vazhdojnë, pikërisht për këtë pronë të larë me gjak.

Në dy plagët më të mëdha të shqiptarëve, shteti nuk bën as mjekimin më minimal.

E për çfarë na duhet Ministria e Brendshme kur jemi vetë ne që po vendosim “drejtësi absurde”?

E për çfarë na duhet Ministria e Financave kur pronat po i lajmë me gjakun tonë?

Mbetemi një shoqëri që nuk gjejmë shërim! Dhe si pasojë përhapa e plagëve të pakuruara nga shteti po na kthehet në një gangrenë të jashtëzakonshme.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit