JOQ Albania
Home

Real Madrid ngec në shtëpi, merr një barazim të vuajtur përballë modestëve të Club Brugge
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/10/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas humbjes së thellë me PSG me rezultatin 3-0, Real Madrid vijon me paraqitje të dobëta në Champions League.

Madrilenët kanë marrë një barazim të vuajtur ndaj modestëve të Club Brugge.

Ndeshja e cila nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për "Los Blancos", u mbyll me rezultatin 2-2.

Belgët kaluan në epërsi që në minutën e 8-të të ndeshjes me anë të Emmanuel Dennis, pas një kundërsulmi të befasishëm duke i gjetur mbrojtësit madrilenë të papërgatitur.

Teksa të gjithë të pranishmit në "Santiago Bernabeu" prisnin reagimin e skuadrës së tyre, është sërish Emmanuel Dennis që përfiton nga një gabim i madrilenëve dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 39-të, duke vulosur rezultatin 0-2 për pjesën e parë.

Pjesën e dytë të besuarit e Zinedine Zidane arritën të gjenin rrugën e golit me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili u zhyt me kokë në zonën e belgëve duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ruud Vormer u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-të duke lënë me 10 lojtarë belgët.

Ishte kjo goditje dënimi e cila mundësoi golin e barazimit për Realin, teksa Casemiro e dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Toni Kroos.

Madrilenët u "zgjuan" në fund për të kërkuar golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe u vulos përfundimisht në shifrat 2-2.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/