JOQ Albania
Home

Stadumi i tejmbushur për derbin, ja shifra e majme që përfitoi Tirana nga biletat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/10/2019 17:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sfida e së dielës mes Tiranës dhe Partizanit u ndoq nga një numër rekord tifozësh, teksa stadiumi "Selman Stërmasi", ishte i gjithi i mbushur, madje mund të themi që kishte tifozë më shumë sesa kapaciteti i impiantit.

Sipas asaj që raporton "Panorama Sport", në bazë të shitjes totale të të gjitha biletave në derbi, klubi i Tiranës, ka arkëtuar rreth 55 milionë lekë (të vjetra) nga biletat e shitura.

Çmimi i biletave për të ndjekur këtë ndeshje varionte nga 30 mijë lekë (të vjetër) dhe 25 mijë lekë (të vjetër) në tribunat qendrore, në pesë mijë lekë (të vjetër) sektorët e dy anekseve të tribunës qendrore.

Më tej, ne sektorët e tribunës përballë, në të gjitha nënndarjet, çmimi për një biletë ka qenë katër mijë lekë (të vjetër). Fitimet e bardhebluve janë padyshim një shifër e lartë dhe që nuk e shohim shpesh në futbollin shqiptar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/