JOQ Albania
Home

U nda nga Loredana? Mozzik leksion për tradhtinë: Unë jam shumë i mirë dhe i sjellshëm, derisa…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/10/2019 14:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë qarkulloi në media lajmi se reperi Mozzik dhe këngëtarja Loredana janë ndarë. Dyshimet u shtuan më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje dhe as nuk ishte i pranishëm në festën e saj.

Por më pas ata u panë të dy në promovimin e albumit të këngëtares, pavarësisht marrëdhënies së ftohtë që kishin me njëri tjetrin.

Çifti nuk e ndjekin më njëri – tjetrin në Instagram, çka na bën të mendojmë se janë ndarë përfundimisht.

Më tepër këto dyshime u shtuan me postimet e fundit të reperit në profilin e tij në Instagram. Ditën e djeshme Loredana shkroi se gjithmonë duhet të gjesh buzëqeshjen përballë gjithë budallallëqeve.

Teksa bën thirrje për besnikëri, nuk dihet nëse ato statuse i drejtohen Loredanës.

Në dy foto të postuar njëra pas tjetrës ai shkruan:

Njerëzit fallco nuk më surprizojnë më, ata të vërtetët po”.
Unë jam shumë i mirë dhe i sjellshëm, deri sa më prek besnikërinë”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/