JOQ Albania
Home

“Je familje kryeministrore, ke përgjegjësi për dhunën në stadium”, Gjuzi i “përvishet” Olsi Ramës në emision
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/09/2019 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një përleshje masive u regjistrua pasditen e djeshme në stadiumin "Selman Stërmasi", pak minuta para nisjes së derbit të 153-të mes Tiranës e Partizanit, ku disa tifozë të të dyja skuadrave shkëmbyen shkelma e grushte me njëri-tjetrin, por edhe mjete rrethanore.

Incidentet e krijuara mes dy tifozerive në ndeshjen më të shumëpritur të kampionatit shqiptar u komentuan edhe në emisionin "Procesi Sportiv" në Top Channel, ku nuk munguan edhe përplasjet mes të ftuarve.

Deputeti Kujtim Gjuzi "sulmoi" drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, i cili është njëkohësisht vëllai i kryeministrit Rama.

Gjuzi iu drejtua Ramës me fjalët:

Je familje kryeministrore, ndaj ke përgjegjësi për dhunën në stadium!”

Rama iu përgjigj duke thënëse nuk gjen asnjë justifikim për çfarë ndodhi, por sipas tij, ekipi organizator ka të drejtën për marrjen e masave, në rastet kur është ekip pritës.

Rama tha: 

Nuk është aspak e bukur. Dekori ishte i papranueshëm.”

Gjuzi ndërhyri sërish duke përfshirë edhe politikën në mes, teksa u shpreh se "partizanët i kanë eleminuar fizikisht gjyshin."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/