JOQ Albania
Home

FIFA vendos për Sala, ja sa do paguhet për kartonin e ish-lojtarit që humbi jetën tragjikisht
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/09/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka marrë fund sherri mes dy klubeve, Nantes dhe Cardiff të cilat diskutonin prej kohësh pagesën për ish-sulmuesin argjentinas Emisliano Sala i cili humbi jetën tragjikisht në janarin e këtij viti, pas rrëzimit të avionit.

Ditën e sotme, Komisioni për Statusin e Lojtarit në FIFA, ka vendosur që klubi i Cardiffit, duhet të paguajë shumën e 6 milionë eurove tek Nantes, që është edhe kësti i parë që klubi britanik kishte rënë dakord me francezët.

Në muajin mars, klubi britanik i kishte bërë kërkesë FIFA-s që të mos e konsideronte të vlefshme marrëveshjen me francezët, që kërkon 18 milionë euro.

Vendimi i FIFA-s u është komunikuar sot të dy klubeve, që do të ketë një afat 10-ditor për ta apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/