JOQ Albania
Home

Zbulohet mashtrimi qeveritar i rradhës, vazhdon masakra në Kanionin e Holtës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/09/2019 23:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike, që e kanë shndërruar në një sensacion turistik.

Ndonëse prej vitesh ky kanion është shpallur monument natyre e rrjedhimisht si i tillë duhet mbrojtur, faktet tregojnë se po ndodh e kundërta.

Pak muaj më parë një qytetar dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, me disa foto që tregonin se në këtë zonë sapo kishte nisur të ndërtohej një hidrocentral.

Pasi çështja u bë mediatike dhe u paralajmërua zhvillimi i një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit, qeveria u tërhoq dhe premtoi se nuk do të ndërtohej HEC-i.

"Politika është art i mashtrimit", kështu thotë një shprehje e Mahatma Gandit e cila gjen vend në këtë rast, pasi së fundmi është mësuar se qeveria mesa duket ka prerë në besë për të disatën herë shqiptarët.

E themi këtë pasi një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, me pamje nga rruga që të çon tek Kanioni i Holtës.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetari, projekti për HEC-in jo vetëm që nuk është anulluar siç u premtua nga qeveria, por punimet vijojnë ende sot e kësaj dite.

Sipas qytetarit, tubat e hidrocentralit janë shtrirë për kilometra të tëra dhe askush nuk bën asgjë për të ndaluar këtë masakër.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje.Perpara disa muajsh keni publikuar nje denoncim te nje qytetari per masakren qe po i behet bukurise Shqiptare per Kanionin e Holtes,dhe jo vetem. U fol ne tv qe u shemb diga e hidrocentralit qe po ndertohej.Po si ka mundesi gjithe kjo genjeshter e shemtuar a thua valle populli ha vetem bar. Punimet vazhdojne ende dhe me km te tera shtriheshin tubat e hidrocentralit. Askush nuk ben asgje per te ndaluar keto masakra qe po ja marrin frymen ketij vendi dhe ketij populli..Ah moj Shqipni e mjera Shqipni…