JOQ Albania
Home

Xhampaolo drejt shkarkimit, drejtimin e Milanit mund ta marrë… De Biazi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/09/2019 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

4 humbje radhazi në kampionat, kanë tronditur jo pak pozicionin e Marko Xhampaolos te skuadra e Milanit.

Trajneri erdhi me bujë te kuqezinjtë gjatë kësaj vere, por fillimi i sezonit është katastrofal dhe përgjegjësia kryesore bie mbi të.

Mediat italiane raportojnë se ndeshja e radhës ndaj Xhenoas është shansi i fundit për Xhampaolon dhe nëse nuk fiton, shkarkimi do ishte i pashmangshëm.

Ndërkaq, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm si pasues së Xhampaolos.

Rudi Garcia, Masimiliano Allegri, Arsene Wenger, Xhani De Biazi apo edhe edhe Klaudio Ranieri shihen si kandidatët më potencialë për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Maldini ka deklaruar publikisht se trajneri nuk preket, por nëse seria e rezultateve negative vazhdon edhe këtë javë, te Milani pritet furtuna.

De Biazi dhe të tjerët presin prapa derës…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/