JOQ Albania
Home

Habit Mourinho: Humbja nga Barcelona, më e mira në jetën time
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/09/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjestet dhe batutat e tij po i mungojnë çdo tifozi të futbolli në këto dy sezonet e fundit. Bëhet fjalë për Jose Mourinho, i cili ka gati më shumë se një vit që nuk po drejton një skuadër futbolli.

Special One është ende në kërkim të një ekipi të madh pas largimit nga Manchester United. Në një intervistë për “Tiki-Taka” Mourinho ka kujtuar kohët kur ai ka drejtuar Interin por ka zbuluar gjithashtu se e ardhmja e tij nuk do jetë në Itali.

Gjatë intervistës Mourinho ka rrëfyer gjysëmfinalen e luajtur mes Interit dhe Barcelonës në të cilën ai humbi 1-0, por ishte qetë pasi kishte mundur të fitonte me rezultatin 3-1 në “Guissepe Meazza”. Ai e ka kujtuar atë si një nga humbjet më të bukura të karrierës së tij, pasi u kualifikua për në finale të Champions League, ku edhe triumfoi.

Portugezi tha:

Më kujtohen të gjitha momentet kyçe për fitimin e kampionatit, pastaj ajo përmbysje fantastike në Kiev që na shtroi rrugën drejt triumfit në Champions.
Humbja nga Barcelona ka qenë humbja më e mirë në jetën time. Dy finale brenda një jave, dukej si një film me përfundim të mirë, histori që ka qenë fantastike për mua."

Kujtojmë se Interi luajti në Barcelonë me 10 lojtari, por arriti të menaxhonte rezultatin me shifrat 1-0.