JOQ Albania
Home

Banderola e turpshme në sfidën Tirona-Partizani, reagon grupimi i tifozëve që e realizoi: Kjo është e vërteta
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/09/2019 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje në mbrëmje u luajt derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u mbyll me fitoren e të kuqve. Por përveç rezultatit ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte koreografia e tifozave bardheblu.

Një banderolë aspak e hijshme në pamje të parë dhe aspak domethënëse në çdo detaj të saj u shpalos në krahun e tifozave të Tironës afër fundit të ndeshjes. Në banderolë shiheshin disa partizanë të varur duke na u servirur një histori e mbrapshtë, ndryshe nga ajo që kemi.

Ngjarja bëri bujë në shumë media e rrjete sociale dhe u kritikua rëndë nga të gjithë, duke e quajtur atë një banderolë të turpshme dhe aspak të përshtatshme në një ndeshje futbolli.
Pas kësaj, një nga përfaqësuesit e grupimit të tifozëve “Capital Crew”, të cilët ishin autorët e kësaj koreagrafie kaq të diskutuar, ka komunikuar me redaksinë e JOQ ALBANIA.

Ai shprehet se banderola nuk kishte për qëllim atë që të gjithë kanë kuptuar, por se përmes saj godisnin komunizmin, kohë e cila ka krijuar ekipin e Partizanit, një komunizëm që torturonte edhe vriste kush i dilte kundër, qofshin edhe partizanë.

Ata sqarojnë:

Menyra e tifozerise Ultras nuk eshte dicka qe kuptohet nga cdo kush, dhe nga tifozet e thjesht e jo me te kuptohet nga portalet. Por si gjithmon ne shqiperi , puntori behet piktor, piktori innxhinjer dhe inxhinjeri tifoz etj etj. Prandaj do ishte e mira ta kuptoni mesazhin. Gjith portalet mos merziten dhe ju dhe mos u beni pjes e bijve te eterve ne pushtet , si tipi i zevendes kryeministrit etj, po megjithate ju mendoni si te doni, ne ngelemi Tirona.
Mos haroni qe po keta komunista me dhune na nderruan emrin , nga Tirona ne 17 Nentori dhe si shkatrimin e Presidentit Selman Stermasi etj etj krime nga KF Tirones , dhe ket e kujtojme ne ultrasit per gjithcka qe i esht bo Tirones pastaj fundja fundit, skeni pse merziteni per Partizanet , se dhe Komandanti pergjithshem i partizanve Enver Hoxha ishte, apo jo ?!
Sjemi nje person jemi shum persona dhe grupim ultras qe skemi pse gjykohemi si kriminel kur kena kujtu komunizmin qe e urren gjith bota dhe komunismi sipas historis ka krijuar dhe ekipin e partizanit me komandantin e Enver Hoxhes, Petrit Dumen.
Ne jena vetem kundra komunismit dhe si ultras kemi rivalitet me ekipin e partizanit.
Ekipi partizanit esht krijuar nga komunistet komandanti Petrit Dume dhe yllin e kuq kominist e kan simbol te klubit akoma dhe sot ,me pes cepa."

Përfaqësuesi i grupimit Capital Crew, shpjegon gjithashtu se nga kjo tifozeri nuk ka pasur asnjë plan, që sipas policisë, mund të shkaktonte viktima. Ai thotë se ata kanë dashur të përdorin thjesht disa tymuese që kishin për qëllim nxjerrjen e ngjyrës blu, për të mbuluar ngjyrën e tyre të kuqe.

Ai shton:

Tju sqarojm dhe punen e bombave eksploziv qe kan dash me u nez ke tifozat e partizanit.
Donim te sqaronim dhe ket pjes qe e kan nxjer si skandal te shpjegojm ca kan qen ato.
Kan qen tymuset blu qe kemi fut, qe sot i kan bo bomba lajmet.
ne capital creë ne sektorin e tifozve partizanit patem fut per shoë tymuse blu qe bejn vetem tym dhe shoë si ne gjith stadiumet.
Dhe vetem se kena fol per komunismin po na nxjerin kriminela sikur kemi fut bomba dhe fishekzjare me vra tifozet e partizonit.
e verteta esht kjo kto kuti kemi fut ku ja. tymuse blu e shiten ne tirane 2 mij lek te parezikshme dhe nuk bejn as flak po vetem tymte cilat ne do i ndiznim me pult nga sektori jon, dhe per spektakel duke mbuluar ngjyren e kuqe te atyre me ngjyren blu tonen.

Në fund, tifozi bardheeblu sqaron se gjithçka ka qënë në kuadër të tifozerisë dhe nuk kanë dashur të bëjnë asgjë dashakeqe, duke na dërguar edhe bluzën që ata kishin të veshur gjatë gjithë ndeshjes.

Ai shton:

Nxire dhe ket bluzen. Ne dje ishim veshur te gjith me kto bluzet per te tregu qe bejm art dhe jo krim,dhe mas banderoles na bon kriminel falimnerit.Dhe cilsoje grupimi “Capital Crew”.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/