JOQ Albania
Home

I shënoi Etrit Berishës, Ronaldo bën gjestin e habitshëm pas golit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/09/2019 9:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo vazhdon të gëzojë një formë të shkëlqyer, teksa po vazhdon të shënojë rregullisht për Juventusin.

Portugezi shënoi golin e vulosjes kundër Spalit, ku portier ishte shqiptari Etrit Berisha dhe dëshira e Ronaldos ishte që meritat t’i ndante me Dibalën, i cili dhuroi një superasist.

Portugezi i shënoi Berishës me kokë, pas shumë tratativash dhe padyshim që e festoi në mënyrën siç vetëm ai di të bëjë.

Por, pas festimit ai ka dashur që tifozët të duartrokasin Dibalën, i cili duket se është në një formë shumë të mirë dhe e dëshmoi me atë krosim.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/