JOQ Albania
Home

Banderolë më njerëz të varur, Tirana rrezikon dënimin shembullor
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/09/2019 23:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tirana-Partizani nuk është vetëm një ndeshje në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Tifozët e të dyja skuadrave duan që të godasin me koreografi të ndryshme për të thumbuar në maksimum kundërshtarët.

Edhe  në ndeshjen e sotme tifozë të shumtë, kishin mbushur plot e për plot “Selman Stërmasin” ndërkohë që dominonin ata bardhë e blu, pasi Tirana ishte ekipi pritës.

Tifozët e Tiranës shpalosën një banderolë që na kthen pak pas në kohë. Në banderolën e shpalosur në “Selman Stërmasi” shihet qartë që janë dy njerëz të varur në litar ndërkohë që mbajnë edhe logon e Partizanit.

Ky veprim i tyre konsiderohet i rëndë dhe pritet që komisioni i disiplinës të marrë masa ndaj tifozërisë së Tiranës që më sa duket e tepruan.

Kjo nuk është hera e parë që ata shfrenojnë fantazinë. Në të shkuarën disa mbështetës të bardhë e bluve zgjodhën që të shëtisnin nëpër Tiranë me një arkivol që sipër mbante flamurin e Partizanit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/