JOQ Albania
Home

Gruaja e pastrehë i mahnit të gjithë me zërin e saj fantastik në stacionin e trenit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/09/2019 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me një vokal të denjë për një opera, një zonjë  ka lënë të mahnitur të gjithë me zërin e saj kumbues, në një metro në Los Angeles.

Në një video që është postuar nga departamenti i policisë në këtë qytet shfaqet një grua me flokët e kapura bishtaleca që me vokalin e saj bën jehonë në të gjithë stacionin e metrosë.

Në postimin e departamentit të policisë thuhet:

4 milion njerëz e quajnë LA në shtëpi, ka 4 milion histori, 4 milion zëra. Ndonjëherë duhet që të gjithë të ndalojnë për të dëgjuar vetëm një, për të dëgjuar diçka të bukur”.

Gruaja që mban tre qese në dorë këndon një vepër të kompozuar nga Giacomo Puccini.

Zëdhënësi i metrosë, Jose Ubaldo, u shpreh se kurrë më parë nuk e ka dëgjuar këtë soprano të panjohur.

Ai thotë:

Jemi të befasuar. Nuk e dimë sëkush është ajo pasi nuk e kemi parë në të shkuarën”

Ndërkohë që banorët e Los Angeles kanë shpërthyer me komentet e tyre te shumta në Twitter.

Një grua shkruante:

 E kam parë për vite me radhë në Metro. E dëgjova dikur duke kënduar "Ave Maria" dhe në fillim mendova se ishte radio. Të gjithë kanë një histori, kjo grua po bën të sajën".

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/