Prej kohësh në mediat rozë përflitet një lidhje e mundshme mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.
Ndonëse lidhja nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët, fakti që ngre më tepër dyshime se mes tyre ka nisur një histori dashurie është afrimitet që dyshja tregon tek emisioni që moderojnë së bashku.
Donaldi preferon të mos flasë shumë për jetën e tij private, ndërkohë për Borën njihen disa detaje.
Së fundmi, aktori ka zgjedhur të rrëfejë disa detaje për jetën e tij private.
I ftuar në "MCN Radio Albania", ai tregoi se më herët ka qenë i fejuar me një vajzë nga Durrësi.
Aktori tha se fejesa me vajzën në fjalë zgjati për 4 vjet, por preferoi të mos zbulonte arsyet e ndarjes.
Imazhi i vajzës nuk është zbuluar, pasi vajza është personazh i panjohur nga publiku.