JOQ Albania
Home

Duket si foto normale po fsheh në mënyrë perfekte një grabitqar, vetëm më symprehtit mund ta dallojnë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 9:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fotograf, i cili ka arritur të kapi në kamera një leopard të kamufluar në mënyrë perfekte i ka ‘çmendur’ me sukses njerëzit në Twitter.

Tek fotoja e publikuar në mediat sociale, në shikim të parë mund të duket sikur kemi të bëjmë me një kanal, baltë, një trung peme dhe asgjë tjetër.

Por fotoja e shkrepur prej fotografit nga India në fakt fsheh një grabitqar që pothuajse nuk duket fare. Vetëm nëse e sheh foton me imtësi të madhe mund të dallosh leopardin në sfond.

Fotoja u postua nga Bella Lack në Twitter, ku ndiqet nga 150,000 persona.

Bashkë me foton ajo shkruante:

Dikush më dërgoi këtë foto dhe më pyeti nëse mund ta gjeja leopardin. Isha e bindur që ishte ndonjë shaka…derisa e gjeta ku ndodhej. Mund ta dalloni ju?”

Në ndryshim nga luanët, leopardët janë kafshë vetmitare dhe kryesisht gjuajnë gjatë natës për ta shmangur konkurrencën me ‘Mbretin e Xhunglës’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/