JOQ Albania
Home

“Martohem vet”, Luana zbulon pa dashje planet e mëdha
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/09/2019 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj do i japin fund beqarisë shumë shpejt. Mbrëmjen e sotme në puntatën e parë të “Shiko kush luan”, Luana deklaroi se do martohet.

Gjatë një loje, Ami tregoi se Luanën nuk e ka ftuar në dasmën me Ermalin, por nëse bëjnë një festë për përvjetorin e martesës do e ftojë. Këtu Luana ndërhyri dhe tha padashje: “Vitin tjetër martohem vetë…”.

Moderatorja u pendua shumë shpejt që e zbuloi lajmin e bukur dhe vazhdoi me drejtimin e emisionit si për të shkëputur vëmendjen.

Luana është prej vitesh e lidhur me biznesmenin Krenar Çoçaj, i cili është edhe menaxheri i saj.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/