JOQ Albania
Home

Pasagjerja mbyllet për një orë në tualet, piloti i avionit detyrohet që të bëjë ulje ‘emergjente’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 7:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pasagjere në një nga fluturimet e United Airlines mbeti e bllokuar në tualet për rreth një orë dhe piloti u detyrua të bënte ulje ‘emergjente’.

Fluturimi 1554 u nis nga Uashingtoni në orën 5:37 të pasdites dhe pas dy orësh udhëtim, u detyrua të ulej për t’i ardhur në ndihmë gruas kishte mbetur e mbyllur në tualet.

Si duket mekanizmi i derës pati një problem dhe askush në bord nuk mund ta hapte për ta nxjerrë pasagjeren prej aty.

Jennifer Gettman, e cila ishte në bord kur ndodhi incidenti tha se piloti i njoftoi se do duhej të bënte ulje në një vend tjetër për të nxjerrë pasagjeren nga kabina e tualetit.

Ai u shpreh:

Në rast se ju djema nuk e keni dëgjuar thashethemin, ne do të ulemi në Denver pasi dikush ka mbetur i mbyllur në tualet. Dhe, sigurisht që ne nuk do ta lemë atë që të rrijë në banjo derisa të arrimë në San Francisco."

Pasi avioni bëri ulje në Denver një numër zjarrfikësish erdhën dhe për gati 10 minuta e nxorën zonjën nga tualeti.

Jennifer Gettman shton më tej:

Zjarrfikësit arritën që ta hapnin derën pas 10 minutash. Të gjithë duartrokitën dhe gruaja dukej në gjendje të mirë, të gjithë u ndjenë keq për të… E kam fjalën nuk e di si ia doli të qëndronte në tualet ndërkohë që avioni ulej në pistë, por dukej mirë.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/