JOQ Albania
Home

Parashikimi ditor i horoskopit, ja si do të jetë kjo e diel për të gjitha shenjat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 1:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është horoskopi për ditën e diel, 29 shtator 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Dashi

Energjia që do të keni ditën e sotme është e shkëlqyer për të realizuar disa punë në mënyrë të pavarur.  Me Marsin që ndodhet në sektorin tuaj të punës dhe të shëndetit, të harmonizuar me perëndeshën Vesta ju do të jeni në gjente perfekte për të përfunduar punët apo projektet tuaja.

Jeni në një kohë perfekte edhe për administrimin e parave. Hëna në sektorin tuaj të partneritetit inkurajon një bisedë të vlefshme ‘kokë më kokë’ ,me partnerin/en që do të rezultojë i frytshëm. Edhe mendimet pritet të keni më të qarta për të fituar një prespektivë më të mirë për jetën dhe vendimet e marra.

Demi

Ditën e sotme do të jeni krejtësisht të fokusuar tek detajet.

Puna, shkolla dhe jeta në përgjithësi do ju mbajnë veçanërisht të preokupuar dhe të zënë. Idetë e vlefshme për biznesin dhe paratë, veçanërisht në një nivel të detajuar, mund t’ju vijnë tani. Sot dhe nesër janë gjithashtu ditë të mira për të vënë përpara punën ose për t’i kushtuar vëmendje ndonjë projekti krijues, fëmijëve ose marrëdhënies. Duke i vënë zemrën qëllimeve të tua, ti mund të ‘lëvizësh’ malet.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme personat e kësaj shenje do të kenë shumë aftësi të mira shprehëse.

Jeta ju angazhon tani, dhe ju mund të ndiheni veçanërisht jetik dhe kurioz. Ndërsa bota e jashtme kërkon vëmendjen tuaj sot, ju gjithashtu mund të përfitoni jashtëzakonisht shumë nga puna në një projekt të brendshëm që kërkon fokusim ose përqendrim të fortë. Po aq miqësore sa jeni ju gjatë ditës së sotme mund të merreni vetëm me punët tuaja. Në fakt, ju mund të përqendroheni vendosmërisht për të ndjekur qëllimet që i keni venë vetes dhe t’i arrini me sukses.

Gaforja

Dita e sotme mund të jetë e gjallëruar nga familja që keni përreth, apo çështje tuajat personale.

Ka të ngjarë që të keni ide të qëndrueshme për të përmirësuar gjithçka që ju rrethon. Edhe pas kësaj, si duket do ju duhet më shumë hapësirë se zakonisht për të menduar, dhe nëse ia krijoni mundësitë vetes, mendimet mund të ‘lulëzojnë’. Mund të kënaqeni duke rregulluar detaje në shtëpi ose duke biseduar me një person të dashur.

Mund të jeni tërhequr nga një sfidë e vogël dhe jeni gati të bëni përpjekje për të arritur qëllime, veçanërisht ato që lidhen me të mësuarit, komunikimin dhe lidhjet.

Luani

Kurioziteti që keni pasur këto ditë do t’ju shtohet ditën e sotme dhe kjo lloj energjie mund të jetë shumë e mirë për të mësuar, ndarë dhe komunikuar.

Këto kohë keni qenë më të zënë dhe më në kontakt me njërëzit se zakonisht, sidomos me kolegë pune apo motra e vëllezër.

Kjo është një kohë shumë e mirë që të mësoni nga të tjerët. Por, është gjithashtu kohë e mirë për t’ia kushtuar punës dhe biznesit ndërkohë që ditët vazhdojnë. Për fat të mirë niveli i durimit dhe vendosmërisë do ju vinë në dimë. Kjo është gjithashtu kohë e mirë për t’iu dedikuar karrierës dhe bërjes së parave.

Virgjëresha

Sot është dita për t’u fokusuar tek mësimi i gjërave të reja

Metodat e reja të menduarit mund t’ju angazhojnë dhe t’u tërheqin vëmendjen. Çështjet materiale, biznesi dhe financat mund të jenë në fokus më të fortë sot. Do të merreni me disa plane dhe organizime dhe kjo do u japë goxha kënaqësi. Është një kohë e mirë edhe për t’u specializuar, kështu që përqendrohuni te gjërat që dini dhe synoni të mësoni edhe më shumë rreth tyre nëse është e mundur. Mund të ketë një nxitje prodhuese në lidhje me edukimin. Ju po fitoni respekt, veçanërisht për ato që dini ose i ndani me të tjerët. Përkushtimi për atë që bëni ju shkëlqen sot dhe nesër.

Peshorja

Sot është një ditë e mirë për të punuar ‘pas kuintave’. Është gjithashtu kohë e mirë për t’u përballur me gjëra që i keni shmangur gjatë gjithë kësaj kohe si dhe për t’u fokusuar në çdo veprimtari që kërkon vendosmëri. Hëna në shenjën tuaj sugjeron nevojën (ose dëshirën) për t’u lidhur me të tjerët. Ju dëshironi të dëgjoheni ose të njiheni në këtë kohë të muajit hënor. Ju jeni llafazanë, kuriozë, më vëzhgues dhe mbase i shqetësuar ose në lëvizje. Ju duket se keni më shumë iniciativë mendore se zakonisht me shtrirjen e Hënës me Mërkurin sot, duke dashur të sillni në jetë në idetë tuaja. Ju mund të përfitoni nga disa pavarësi dhe interesi vetjak tani!

Akrepi

Tranzitimi i Hënës në zonën tuaj të intimitetit sugjeron se ju keni nevojë për pak kohë me veten tuaj dhe ndoshta për një tërheqje dhe rinovim emocional. Mendimi juaj kryesisht është i ndikuar nga (ose përqendruar në) përvojat dhe kujtimet e kaluara sot, dhe kjo është e dobishme për të anketuar ngjarjet e fundit në mënyrë që të mund t’i përpunoni. Dikush mund t’ju besojë shumë dhe t’u tregojë edhe një sekret tërheqës për ju. Ditën e sotme mund të shkëlqeni në punë në grup madje mund të bëni edhe biznes me miqtë tuaj. Do të tregoheshit të zgjuar nëse vendosni ta ndani kohën me të tjerët.

Shigjetari

Ditën e sotme do të jeni të pajisur me një energji të mirë për t’i çuar qëllimet përpara e me durim. Kohë si këto janë të shkëlqyera për t’i marrë gjërat hap pas hapi dhe për t’u organizuar më tej. Mund të prisni gjithashtu që të tjerët t’i vlerësojnë përpjekjet tuaja profesionale në mënyrë publike.

Ndërkohë, ju jeni të fokusuar për arritjen e një qëllimi special. Gjithsesi kjo mund të jetë një kohë e mirë edhe për ide krijuese dhe për pak inspirim. Pritet që të keni edhe një bisedë të çmuar me një mik  që do u bëjë të ndryshoni mendimet.

Bricjapi

Dita e sotme është perfekte për të bërë diçka kreative ose edukative. Motivimi po ju rritet dhe kjo do të bëjë që të jeni më të fokusuar në qëllimet që keni. Lajmi i mirë është që nuk do t’ju mungojë as durimi për t’i çuar gjërat përpara.  Sot është gjithashtu një kohë e mirë për t’u fokusuar tek komunikimi dhe mësimi i aftësive të reja profesionale. Pritet që të keni disa ide ambicioze.

Ujori

Sot është një ditë shumë e mirë për të studiuar. Hëna në Peshore ndihmon për të zbutur gjërat aq sa dita ndjehet konstruktive por e kënaqshme. Mund të keni një interes të veçantë për t’u larguar nga gjithçka ose për të ndryshuar rutinën. Jeni të përqendruar në vizione, ideale dhe qëllime me rreze të gjatë. Ju mund të shijoni një diskutim të këndshëm, ose mund të frymëzoheni nga një lajm sot. Disa vepra prapa skenës ose përpjekjet e bëra në mënyrë private ose në vetmi mund të jenë tërheqëse për ju.  Do të ishte e dobishme të organizoheni më shumë sot, pasi kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më shumë në kontroll të jetës tuaj.

Peshqit

Sot është dita që do ju pushtojnë mendimet e thella, misteret dhe kërkimet. Mund edhe të mësoni diçka të re rreth motivimit që ju vjen së brendshmi. Një ritëm i shpejtë i përshtatet pikave të forta të ditës. Në aspektin Mars-Vesta, një qasje e ngadaltë, por e qëndrueshme do të japë rezultate. Sidomos bisedat konstruktive mund të figurojnë fort mirë, veçanërisht me një partner ose në një situatë ‘kokë më kokë’. Komunikimi në terma realë, të sinqertë mund të jetë më efektiv tani. Shprehja e përkushtimit ose devotshmërisë suaj ndaj dikujt përmes veprimeve që bëni mund të vlerësohet shumë.

Burimi:CafeAstrology|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/