JOQ Albania
Home

Po ecte në gjumë, 45-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt e shpëton mrekullisht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë thotë që është me fat që është gjallë pasi është rrëzuar nga 24 metra lartësi ndërsa ishte në gjumë.

Babai i dy fëmijëve Paul Cartwright filloi të ecte në gjumë dhe u rrëzua nga ballkoni duke marrë lëndime serioze në trup.

Për fat të mirë Paul i shpëtoi rënies por përfundoi me 28 kocka të thyera.

Cartwright ndodhej në një dhomë hoteli, ku kishte shkuar për të festuar 45 vjetorin e ditëlindjes, dhe u rrëzua nga 4 kate.

Rënia, që ka ndodhur më 15 gusht, i shkaktoi 45-vjeçarit fraktura në qafë, legen, gju, brinjë dhe këmbë të thyer si dhe hemorragji të brendshme.

Paul, i cili punon si DJ në një stacion radioje në Londër, tha se po pinte një cigare në gjumë dhe pas pak kohësh e gjeti veten duke u rrëzuar nga 24 metra lartësi.

Ishte e dashura e tij, e cila ishte zgjuar rastësisht në mes të natës, që e gjeti të shtrirë në tokë dhe më pas Cartwright kaloi dy javë e gjysmë në koma.

Ende i habitur nga ajo që ndodhi, babai i dy vajzave beson se e gjitha ka ndodhur ndërsa e kishte zënë gjumi, pasi sqaron se nuk kishte pirë dhe nuk kishte as qëllime për të lënduar veten.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/