JOQ Albania
Home

Qethja tas, modeli i flokëve që kemi pasur të gjithë tashmë ka një kuptim negativ
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qethja e flokëve ‘tas’, që mund t’u bëjë me turp sa herë që shihni fotot e fëmijërisë, tashmë ka marrë një kuptim negativ.

Vendimi që kjo lloj prerje flokësh të konsiderohet si simbol negativ është marrë nga ‘Anti-Defamation League’ (ADL) të cilët njoftuan se ndryshimi zyrtar është bërë më 26 shtator.

Kjo bazë të dhënash, që dokumenton simbolet e urrejtjes të përdorur nga grupe të ndryshme ekstremiste, është themeluar në vitin 2000 për t’u ardhur në ndihmë oficerëve e zbatimit të ligjit dhe të tjerëve që të njohin shenjat ose veprimtarive ekstremiste.

Baza e të dhënave mban deri më tani më shumë se 200 simbole duke përfshirë edhe qethjen tas si dhe simbolin OK të bërë me dorë, etj.

Ky model flokësh është bërë sinonim me supermacinë e bardhë, për shkak të Dylann Roof, personit që hapi zjarr në një kishe që drejtohej dhe vizitohej nga persona me ngjyrë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/