Kohëve të fundit nuk kanë munguar zërat se moderatorja Rudina Dembacaj mund të jetë ndarë nga bashkëshorti.
Zërat dhe ‘thashethemet’ po qarkullojnë më tepër për faktin se prej më se një viti Rudina nuk ka publikuar asnjë foto me të në mediat e saj sociale.
Po pavarësisht fjalëve që thuhen dyshja nuk kanë bërë asnjë reagim qoftë edhe për t’i mohuar ato që thuhen.
Së fundmi, Aleksi bashkëshorti i Rudinës ka publikuar një foto në një ‘story’ më Instagram të shoqëruar me disa emoji që përcjellin disi një mesazh.
Ai i ka bërë foto një artikulli të shkruar rreth ‘divorcit’ të mundshëm të tyre në një të përditshme në vend. Bashkë me foton ai ka vënë dy emojit, një i habitur dhe një tjetër duke qeshur me lot.
Thonë që ku ka zë nuk është pa gjë, por ndoshta ky nuk është rasti dhe vetëm ata të dy e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë.