Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme rreth automjeteve të sekuestruara nga personat e shpallur në kërkim për eliminimin e Santiago Malkos.
Një tjetër automjet i sekuestruar, në zotërim të Leonard Dukës, është një Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kushton gati 100 mijë euro.
Mes tyre është një automjet i blinduar tip Audi A8 W10, makinë që kap një vlerë rreth 300 mijë euro, që rezulton të jetë në pronësi të Dukave.
Këtë makinë Duka ia ka bërë kohë më parë dhuratë për ditëlindje të dashurës së tij, Trejsi Sejdini.
Vetë ish-Miss Universe Albania ka postuar foto në rrjetet e saj sociale ku tregonte Benzin që kishte marrë dhuratë.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Trejsi Sejdinit lidhet me këtë strukturë. Më 8 prill të këtij viti policia ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesën e Leonard Dukës dhe shumë plumba në ballkon, shkruan shqiptarja.com
Në pranga janë vënë Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta është shoqëruar edhe Sejdini.
Ish miss-i pasi dha deklaratën e saj është lënë e lirë kurse katër të të tjerët janë mbajtur në qëli.