JOQ Albania
Home

Historia e fantazmës së dhomës 311 brenda hotelit më të frikshëm në botë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/09/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një hotel i pazakontë është inaguruar në Tenezi, SHBA. Ndërtesa e restauruar mban një histori të frikshme në themelet e saj pasi në vitin 1920 është vrarë një vajzë nga i dashuri i saj.

Nga historitë e trashëguara shumica e njerëzve tregojnë se shpirti i saj ende përndjek ambjentet e ndërtesës. Pikërisht dhoma ku ndodhi ngjarja ka marrë emrin e viktimës Annalisa Netherly ose siç njihet ndryshe dhoma 311 është restauruar sipas modelit të vitit 1920.

Ajo do të jetë e hapur për publikun në datë 31 tetor pikërisht në ditën e Halloween-it dhe çmimi për qendrimin do të jetë 666 dollarë për një natë.

Dhoma ka qenë e hapur për vizitorët gjatë ditës, por nuk është lejuar ende askush të qendrojë.

Sipas legjendës Annalisa ishte një prostitutë e cila u vra në vaskën e dhomës së saj nga i dashuri, i cili ishte xheloz për të.

Më pas shpirti i saj e përndoqi atë si dhe çdo person tjetër që kalonte natën aty, sidomos meshkujt.

Risultati immagini per Annalisa Netherly

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/