JOQ Albania
Home

Porositën makarona në Romë, vajzat sa s’lënë mendjen e kokës kur u vjen fatura
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/09/2019 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy turiste gati sa s’kanë lënë mendjen e kokës kur kanë parë faturën që u ka ardhur në tavolinë. Ato kanë qenë duke drekuar në një restorant në kryeqytetin italian, Romë dhe kanë porositur dy pjata me makarona me fruta deti.

Mirëpo, fatura i ka tronditur. Ajo ishte as më pak e as më shumë se 429 euro e 80 centë! Turistet bënë foton e faturës dhe e shpërndanë atë në rrjetet sociale.

Fotoja u përhap me shpejtësi dhe u bë menjëherë virale. Pronari i lokalit, i cili ndodhet pranë me qendrën historike të qytetit antik, u shpreh se çdo gjë ishte e qartë dhe transpaente në meny, përfshirë edhe çmimin e pjatave që personat në fjalë kishin porositur.

Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm makaronat, por edhe peshk.

Ai thotë:

Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë, e ia gatuajmë direkt”.

Një tjetër problem me faturën ndërkohë ishte dhe bakshishi i shënuar aty prej 80 eurosh.

Roma, scontrino choc: 429 euro per due piatti di spaghetti

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/