JOQ Albania
Home

Miriami sërish shtatzënë, Alban Skënderaj zbulon gjininë e fëmijës së dytë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/09/2019 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tashmë jemi njohur të gjithë me faktin se Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Vetë artistja na ka treguar barkun e rrumbullakosur përmes postimeve të bukura që ajo bën.

Ajo çfarë nuk dinim ishte gjinia e fëmijës së dytë të Miriamit dhe Albanit. Shumë të lumtur ata kanë zbuluar se shumë shpejt do të bëhen me djalë.

Lajmin e ka dhënë vetë Albani gjatë koncertit recital të djeshëm, të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës. Të gjithë të pranishmit në koncertin e tij kanë brohoritur dhe kanë përgëzuar çiftin.

Albani dhe Miriami kanë vazhduar të performojnë në skenë së bashku për ta përjetësuar këtë moment mjaft magjik.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/