Microsoft po bën të mundur që Google Assistant të punojë tek Xbox One. Pak a shumë si integrimi aktual i Alexa, Microsoft po lejon Google Alexa të lancohet tek lojërat dhe aplikacionet, të ndezë dhe të fikë konsol, ndalojë videon dhe më shumë. Ti duhet të përdorësh aplikacionin e Google Assistant për iOS ose Android ose pajisje si Google Home me Assistant në mënyrë që të kontrollosh një Xbox One.
Gjithashtu ti duhet ti bashkohesh Google Group në mënyrë që të kesh akses në suportin e Google Assistant për Xbox One, dhe më pas mund të aktivizohet nëpërmjet aplikacionit të Google Home për iOS ose Android duke e lidhur me një pajisje të re dhe duke kërkuar për “Xbox” në listë. Pronarët e Xbox do të jenë në gjendje të japin emrin e konsolit të tyre i cili ka Google Assistant, duke lejuar komanda si “Hey Google, turn on Xbox” të punojnë.