JOQ Albania
Home

Videoja e fundit e NASA për vrimat e zeza është thjesht e pabesueshme
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/09/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

NASA ka shpërndarë një vizualizim të ri të një vrime të zezë. Në këtë vizualizim tregohet se si duket nga afër një vrimë e zezë dhe se si lëviz drita rreth saj

Grafika e re tregon se si tërheqja gravitacionale e vrimës së zezë mbledh materien në një "strukturë të hollë dhe të nxehtë", të njohur si një "disk". Bëhet fjalë për një disk të sheshtë gazi, pluhuri dhe mbeturinash që rrotullohet nga orbita e zezë.

Ky disk i tkurrur bëhet i dukshëm sepse lënda përshpejtohet në një masë të tillë nga tërheqja gravitacionale e vrimës, saqë mbeturinat dhe grimcat përplasen me njëra-tjetrën, duke lëshuar rrezet X dhe rrezet gama, të cilat mund të filmohen nga kamera.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

***

Burim: UniLad|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/