Qytetarja tregon faturat e firmosura në të zezë: Mbajnë firmën e saj, Eni Çobani ka filluar terror në të gjithë familjen time

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2019, 18:03

Të tjera detaje kanë dalë nga denoncimi i mbërritur mbrëmjen e së hënës në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare e quajtur Gena Kulla hodhi akuza të rënda ndaj avokates Eni Çobani.

Në mesazhin e saj, denoncuesja tregoi se pasi ka bërë një koment, ku ka dhënë opinionin e saj mbi rubrikën "Shihemi në Gjyq" tek emisioni "E Diela Shqiptare", i ka shkrojtur mesazh privat avokates dhe kjo e fundit i ka shkruar që të mos i dërgojë më mesazhe, duke e quajtur "të degjeneruar".

Më tej Kulla pretendoi se avokatja Eni Çobani i ka kërkuar nënës së saj, Myfide Llambro, 600 euro për të bërë emisionin për një problem të sajin, të cilin premtoi se do ta zgjidhte. Sipas saj, avokatja i mori paratë nënës së saj, por çështjen nuk ia zgjidhi.

Në mesazhin e saj, qytetarja shkrojti:

Pershendetje JOQ…dje shkruajta nje koment per emisionin e Eni Cobanit.dhash mendimin tim.ajo m u ka pergjigjur direkt ne mesenxher dhe me beri presion qe mos te bej gaf e te shkruaj me….dhe me ka fyer rende…i bera foto pergjigjes saj dhe te times se c fare i shkruajta…perdor diktatur se nuk i pelqeu sms ime… Familja ime eshte viktim e emisionit te saj…ajo i kerkoj nenes time qe edhte 80 vjec 600 euro per te bere emisionin…ajo bene teater me familjet e varfera qe jane ne nevoj.qe kane shume halle dhe probleme….nena ime me nje pencion 100 mi lek te vjetra.pagoi Eni cobanin dha dhe qindarken e fundit per te zgjidhir problemin qe pati…eni cobani premtoj se do ta conte ceshtjen deri ne fund dhe pastaj i genjeu…leket i mori dhe pune nuk mbaroi…

Mbrëmjen e djeshme u zbuluan të tjera detaje nga biseda nga nusja e nipit të zonjës Kulla, Erjona Muça e cila dërgoi disa foto "screenshot", ku pretendon se avokatja Eni Çobani, pasi i ka marrë 600 euro zonjës Myfide për të zhvilluar seancën e ndërmjetësimit tek "Shihemi në Gjyq" në Tv Klan, i ka kërkuar edhe 2.5 milion lekë të vjetra më pas, për t'i hapur çështjen.

Sipas Muçës, zonja në fjalë i lutet avokates për t'i zgjidhur hallin në mesazhet private, por kjo e fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

Më tej, qytetarja thotë se faturat që zonja ka paguar për seancat e "Shihemi në Gjyq" janë bërë me mandat dore dhe jo me faturë të rregullt, duke u "qarë" se taksat e shtetit janë shumë të larta.

Mesazhi i plotë:

Shikoni si i lutet zonja Eni Cobanit qe ti zgjidhi hallin por qe ajo nuk denjon fare ti ktheje pergjigje. Ka marre 600 euro dhe i kerkon perseri 2.5 milion leke te vjetra duke i thene qe po te duash ta hap ceshtjen me jep leket, perndryshe se hap dot. Edhe faturat per leket qe ka paguar ne seancat shihemi ne gjyq i ka bere me mandat dore jo me fature te rregullt duke u qare qe taksat e shtetit jane shume te larta. Ne kete menyre ajo mbulonte gjurmet e korrupsionit."

Kjo e fundit pas denoncimit të bërë ka patur një reagim publik. Lidhur me këto pretendime, avokatja Eni Çobani, përmes një statusi në rrjetet sociale, tregon versionin e saj të ngjarjes në fjalë.

Reagimi i plotë:

Pershendetje miq! Nuk doja te replikoja se ngarkesa ime e madhe e punes nuk me lejon te ndjek ne çdo moment cfare thuhet e nuk thuhet neper portale por telefonatat e miqve te mi me ben te lexoj nje trrillim te madh publik. Tani mqs ju doni pergjigjje une kete here nuk do ta le vetem me kete status por do te çoj ne gjykate kedo qe ka guxuar te shpif duke perdorur emrin tim pa pasur asnje informacion dhe mbi nje genjeshter te madhe nga nje faqe me kete emer qe as nuk e njoh dhe as kam pasur asnje kontakt. Cudia me e madhe eshte se del dhe lakohet emri im dhe nga ana tjeter kush eshte personi qe pretendon per kete dem qe ja paskam shkaktuar nuk del. Atehere po e nxjerr une Erjona Muca nje njeri qe as nuk e njoh dhe as ka qene kurre pjese e ndonje ndermjetesimi per me teper ndonje e moshuar ne moshen 80 vjec. Atehere te nderuar portale dashamir apo e kunderta emrin tim nuk ma ka bere asnjeri nga ju por ma ka falur Hysen Cobani babai im dhe une kam pergjegjesi dhe devotshmeri ne kryerjen e cdo detyre timen publike apo private se jam vajza e nje njeriu te madh qe ka lene gjurme ne kete vend.Une e kuptoj deshiren e marre te perfoljes, denigrimit dhe te marrjes me thashetheme te çdo lloj natyre por me emrin tim nuk luani dot. Sado ju te mundoheni me emra te rreme,me tituj te cfaredolloji nuk do zbehni kurre ne asnje moment deshiren dhe vullnetin tim per te thene te verteten edhe pse kjo ka lenduar ca burreca qe skane as fuqine dhe as kurajon te dalin perballe dhe te flasin nese kane te drejte ose jo. Me keto forma vetem me shtoni besimin qe po vjen dita per te bere drejtesi ne kete vend.Kush shan eshte i share, kush fyen ka fyer vetveten dhe kush shpif ka ligj dhe ka gjykate.Tani kush guxoi ta mbushi sot diten me emrin tim neser do perballet me ligjin dhe jo me Enin keshtu do mesoj ky vend te flasi me fakte dhe jo me shpifje te matet kur te permendi ca emra dhe keshtu do kemi me respekt per punen dhe devocionin njerzve qe vertet punojne ne kete shoqeri. Ky emer dhe ata qe e perdoren kete njeri do thone te verteten para ligjit dhe besoj qe do tja percjellin kete lajm dhe publikut. Njerez mos harroni kete faqe se ndoshta zhduket per pak kohe mbas ketij publikimi."

Ditën e sotme zonja Kulla ka shkruar sërish pranë redaksisë së JOQ Albania, ku pretendon se avokatja Eni Çobani, po i bën presion Erjona Muçës, e cila është nusja e nipit të saj.

Qytetarja ka dërguar disa fatura, të cilat sipas saj tregojnë pagesat që nëna e saj 80-vjeçe ka bërë ndaj avokates Çobani, me data dhe me firmat e kësaj të fundit.

Ajo shkruan:

Pershendetje joq...jam akoma ajo zonja qe shkruajta comentin dhe zonja eni cobani mu pergjigj shume ashper dhe me ofendoi...tani eshte duke i bere presion nuses se nipit tim qe eshte erjona muca...eni cobani nuk duhet te na flasi me gjuhen e presionit sepse eshte nje avokate. se ne jemi me te drejt dhe nuk kemi frik nga e drejta dhe pse ajo eshte nje avokate...eni cobani ka filluar terror ne te gjith familjen time duke folur rende e duke i kercenuar...ajo sic e thash dhe dje i ka marr disa here nenes time dhe motres time lek per emisionin.kete e provoj me fakte... A nuk ju duken shume 4 takime 650 mi lek per nje nene 80 vjece qe jeton vetem me nje pencion 100mi lek?dhe keto lek jane marr vetem per te bere spektakel me familjen time.jane marre vetem qe eni cobani te beje punen e albitrit ne emisionin e saj se si avokate ka kerkuar per te studiuar dosje 2.500 euro...a ju duket normale nje avokate qe bene emisione per te bere teater me familjet e varfera dhe ne nevoj?gjith populli do qe te shikoj te verteten....shume prej tyre ishin dakort me ate qe une kam denincuar sepse mbase s jam e para por shpresoj te jem e fundit ne kete loje te flliqur te eni cobanit Faturat i keni te gjitha me data dhe me firma te eni cobanit. Plus c fare ka marr ne te zeze dhe me fatura dore qe mos te paguaj shume taksa. Ne duhet te ndergjejsojme te gjith ato familjet qe kane probleme mos te arrine dhe te mahtrohen ashtu sic u mashtrua familja ime...turp per emisionin e saj.na vjen neveri.dhe dhimbje ne shpirt kur shikojme njeres qe gerthasin dhe fyejne njeri tjetri ne nje ecran televiziv...turp i madh.. Joq...ju dergova ca fakte ket mengjes.ca fatura te paguara nga familja ime per eni cobanin...te gjitha faturat kane emrin e eni cobanit...publiku do ti shikoj keto fakte per tu bindur qe c fare tham deri tani eshte e vertet...faturat jane te gjtha 650mi lek...dhe kjo shume eshte dhene eni cobanit vetem per te bere albitrin ne mes te fushes se televizionit clan se si avokate per te filluar dosjen donte 2500 euro...ju mund ti publikoni qe publiku te jet i qarte se cfare behet ne emisionin e saj.qe te gjitha qe u thane derii tani jane te verteta...650 mi lek te hedhura per nje besim qe i bem eni cobanit dhe qe nuk u zgjidh kurr...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit