Pak kohë më parë artistja shqiptare Morena Taraku bëri me dije se i kishte dhënë fund lidhjes me super-milionerin nga Teherani, Sasha Sobhan. Arsyet e ndarjes nuk u morën vesh ndonjëherë, edhe pse të dy nuk i ndalën akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Mirëpo, e reja nga Kosova duket se nuk humbet kohë. Ajo është duke shijuar më së miri jetën luksoze. Herë pas here Morena fotografohet me personazhe të njohur në skenën ndërkombëtare.
Sëfundmi ajo ka publikuar një foto ku duket shumë pranë këngëtarit Jason Derulo. Në momente tepër intime, të hipur në një divan, Morena i uron reperit të famshëm “Gëzuar Ditëlindjen”.
Në postimin e bërë publik ka komentuar edhe Derulo, i cili i çon vajzës një emoji me para. Ndoshta të dy kanë nisur një romancë të bukur bashkë? Apo është vetëm një foto në kuadrin e miqësisë?
Ngelet për t'u parë...