Teksa të gjithë prisnin që çmimin e lojtarit më të mirë për sezonin e kaluar ta fitonte Virgil van Dijk, ka ndodhur totalisht e kundërta.
Çmimin “The Best” e ka fituar Lionel Messi. Argjentinasi u shpall triumfues duke i surprizuar të gjithë. Në këtë çmim, garonte edhe Kristiano Ronaldo, që nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme.
Tashmë, ky çmim ka trazuar akoma më shumë opinionin sportiv në lidhje me fituesin e "Topit të Artë" që do jepet pas disa javësh.
Kjo pasi nuk ka mbetur vetëm Virgil si kandidati kryesor, por në valle fuqishëm është futur edhe Leo Messi.