Juventusi ka vendosur diktat vitet e fundit në Serinë A pasi nuk e diskuton asnjëherë titullin kampion, madje e fiton gjithmonë e shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.
Megjithatë, sot, klubi bardhezi ka marrë sot një lajm të keq.
Drejtuesit po hasen me një telash të madh me kuotimin në bursë të klubit, pasi aksionet vazhdojnë të bien në mënyrë të ndjeshme dhe këtë të hënë kanë shënuar një nga pikat më të ulëta në histori.
Ato kanë humbur 7,2%, duke arritur deri në 1,27 euro për kuotë. Në gusht, vlerat e kuotave në bursë kishin mbërritur deri në 1,58 euro.
Kështu, presidenti Anjeli është detyruar që të kërkojë rritjen e kapitalit me 300 milionë euro. Të ardhurat shtesë pritet të shtohen me fitimin e trofeve, shitjen e lojtarëve si dhe bonuset nga sponsorët.