Rrëfehet gazetari i Syrit: Po nga Topi, që fshihu menjëherë lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2019, 20:39

Pak çaste pas tërmetit me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, që u regjistrua mbrëmjen e djeshme, një njoftim në të cilin thuhej se një tjetër tërmet i fuqishëm do të godiste vendin në orën 23:30, u përhap masivisht në rrjet, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e Durrësit dhe Tiranës, të cilët dolën jashtë banesave

Lidhur me këtë njoftim, policia shoqëroi në ambientet e komisariatit gazetarin e "Syri-t", Aurel Rakipllari dhe gazetaren e "Shekulli-t", Daniela Grrica, pasi dyshohej se ishin burimi i lajmit në fjalë.

Së fundmi, gazetari i Syri-t ka reaguar lidhur me atë që ndodhi.

Fillimisht ai i kërkon falje publike të gjithë shqiptarëve për momentet e frikës dhe ankthit të shkaktuar nga lajmi fals për tërmetin.

Ai sqaron se lajmi është marrë nga Top Channel, që realizoi një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis dhe bëri paralajmërimin për tërmete të fuqishme që priteshin të godisnin Shqipërinë.

Më pas, Top Channel e fshiu lajmin në fjalë, ashtu siç dëshmohet dhe në fotot e mëposhtme, por asnjë prej gazetarëve të saj nuk u ndalua nga policia.

Lidhur me këtë standard të dyfishtë të policisë, gazetari Rakipllari thekson se e gjithë kjo ishte një "komplot" i orkestruar nga qeveria, ndaj një mediaje opozitare.

Reagimi i plotë i Rakipllarit:

Për herë të parë në jetën time, mu desh që prej orës 23.30 të mbrëmjes së 22 shtatorit deri mëngjesin e sotëm në ambjentet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë lidhur me lajmin e parashikimit të një tërmeti të fuqishëm që do të godiste vendin.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar.

Nese lajmi do te ishte i stisur dhe i sponsorizuar per te perhapur panik, sic po mundohet ta shese politikisht qeveria, mediat prane saj dhe policia, nuk do te njoftoja fillimisht familjen time qe te merrnin masa apo edhe vete ne gazetaret te linim per disa minuta redaksine (gjithcka lehtesisht e verifikueshme nga telefoni tashme nen sekuestrim policor).

Edhe pse nje gabim profesional, i rende, personal i imi, lajmi nuk ka synuar aspak perhapjen e panikut, por nje nxitim nga ankthi dhe frika e termeteve te shpeshte dhe nje paralajmerim per marrjen paraprake te masave. Edhe nje falje, perfshire ketu edhe tim bir, 16 muajsh.

Se dyti, sa i perket lajmeve se cdo gje ka qene e planifikuar, ndersa une kam qene i nxitur prej te tjere personash, eshte trillim dhe synim per ti dhene nje gabimi tim personal, nxitur nga lajme pararendese ne nje media te njohur prane qeverise, synon thjesht ti jape ngjarjes ngjyrime politike. Gje e vertetuar edhe dje nga drejtuese te policise, qe bertisnin ne DVP Tirane “ju ka thene partia”…

Portali Syri.net, pjese e te cilit jam prej disa muajsh, e ka vertetuar se nuk i nevojitet nje “fake neës” per te rritur lexueshmerine. Kjo sic duket i djeg kryeministrit, i cili do te shperndante lajmin ne fjale dhe te frymezonte kreret me te larte te policise te ndermerrnin bastisjen e redaksise dhë ndalimin tim e te kolegeve te mi, ne kerkim te “kompllotit armiqesor”.

Ke ndaloi policia pas lajmit se ne nje prej protestave te opozites, persona te nxjerre nga burgu, do kryenin vrasje?

Po nga Topi, qe fshihu menjehere lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Sigurisht, qe qeveris nuk mund te gjente nje rast te arte per te goditur nje prej mediave te vetme opozitare dhe te terhiqte vemendjen nga zullumet e saj, te njepasnjeshme e te publikuara pa censure nga Syri.net.

Edhe nje here ndjese kujtdo qe mbremjen e djeshme iu desh ta kalonte jashte, ndjese edhe portalit Syri.net, qe po perballet me sulme te shumta per shkak te nje shkrimi, e perseris, merrte shkak nga lajme te publikuara me heret ne portale te tjera, e qe nuk kishte asnje synim tjeter.

Nese duan te terheqin vemendjen me kompllote, per te cilat eterit e tyre politike, vite me pare, hanin kokat e njeri-tjetrit dhe te shqiptareve te pafajshem.

Une rriedh nga dy familje, qe kane bere vite te tera burg dhe internim, madje edhe jane varur e pushkatuar nen akuzen e “Agjitacionit e Propagandes”, ndaj edhe per veten, nje denim i tille nuk do te me habiste.

Une vazhdoj te jem opozitar, jo ndaj kryeministrit personalisht, por ndaj keqqeverisjes, e cila perhap panik cdo dite duke larguar nga vendi qindra mijera shqiptare.

Nje lajm jodashakeqes nuk e zbeh punen e nje stafi te terea qe prej vitesh ka vetem nje mision “te verteten”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit