Rreziku nga tërmetet, flet sizmiologu i njohur: Jemi një vend sizmik, duhet të mësohemi me këtë dukuri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2019, 19:08

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter që shkundi vendin, i cili u pasua nga disa lëkundje të tjera, ku më e fuqishmja ishte 5.2 e shkallës Rihter, paniku dhe frika ende vijojnë të mbizotërojnë në vend.

Tërmeti la pas qindra banesa të dëmtura si dhe mbi 100 persona iu drejtuan spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe sizmiologu i njohur Llambro Duni.

I ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, Duni tregoi se Shqipëria është një vend sizmik dhe se duhet të mësohemi me këtë dukuri natyrore.

Ai tha:

Ne jemi një vend sizmik, e kemi harruar këtë. Të jesh vend sizmik do të thotë të mësohesh me këtë dukuri.”

Sizmiologu gjithashtu shpjegoi edhe dallimin midis dy njësive të matjes së tërmetit, e cila shkaktoi polemika për shkallën e vlerësimit në Rihter apo në ballë.

Sipas tij, Rihter është energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, ndërsa ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, pra ajo që ndodh në sipërfaqe.

Ai shtoi:

Janë dy parametra që shprehin të njëjtën gjë. Në Rihter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, shprehet në parametra fizikë. Çdo instrument që regjistron një tërmet është në gjendje të masë edhe energjinë që ai çliron. Kur themi madhësia 5 sipas shkallës Rihter nuk ka vend për ballë, është 5 Rihter, kaq. Ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe, dëmet dhe efektet që lë. Ky tërmet që përjetuam ishte 7-8 ballë dhe në shkallë Rihter 5.8."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit