Ujë nuk ka por ujësjellësi fillon ndërrimin e aparateve matëse, koston e paguajnë qytetarët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.09.2019, 18:38

Fakti që vëmendja këto ditë është fokusuar tek tronditjet e tërmeteve, kjo nuk e fsheh aspak faktin që Tirana prej ditësh vuan mungesën e furnizimit me ujë.

Por pavarësisht se ujë nuk ka, Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë përmes një shkrese ka njoftuar të gjithë klientët e saj që do të nisë procedurën për verifikimin dhe kolaudimin e aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi.

Në raste se këto aparate e kanë kaluar limitin e përdorimit që është 5 vjet atëherë sipas urdhrit 195, date 09.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka nevojë që të ndërrohet. Por në rast se duhet ndryshuar atëherë faturën e pagesës do e marrin mbi vete qytetarët.

Ujësjellësi i njofton klientët se ata duhet të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së kësaj procedure për të bërë sa më transparent këtë proces bashke me përfaqësuesit e UKT dhe të subjektit të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kolaudimin e ujëmatëseve. Në përfundim të verifikimit/kolaudimit aparati ujëmatës do të pajiset me vulën e verifikimit, e cila do të certifikojë përmbushjen e përcaktimeve ligjore dhe teknike për aparatin, shkruan monitor.al

Në rast se qytetarët nuk marrin masa për të ndërruar aparatin atëherë UKT do të vërë një ujëmatës të ri dhe shpenzimet do vendosen në faturën e radhës. Duan s’duan do e paguajnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit