Kanë mjaftuar vetëm pak minuta rreshje shiu që qyteti i Lezhës të pushtohet nga uji.
I gjithë qyteti për momentin ndodhet në ujë. Shumë lagje janë përmbytur nga shirat e orës së fundit duke krijuar kështu një situatë të rënduar në qarkullimin rrugor dhe në lëvizjen e njerëzve. Rreshjet e shiut vazhdojnë të bien edhe pse me intensitet më të ulët.
Sa herë që ka rreshje shiu Lezha përballet me këtë situatë.