Një aksident me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Papër të Elbasanit. Një prej viktimave është një vajzë 25-vjeçare.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkak për aksidentin sipas burimeve për JOQ është bërë një parakalim i gabuar.
Viktimat ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet G.K.
Dy persona kanë mbetur të plagosur por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e normalizuar.