Frika nga shembja e banesave që kanë pësuar dëme të rënda, i ka detyruar qytetarët e Tiranës dhe Durrësit ta kalojën natën jashtë.
Ata shprehen për kamerat se do t’i kalojnë jashtë edhe netët në vijim.
Për “News24”, njëri prej tyre është shprehur para mikrofonit që Rama të mos t’i tregojë Fugat kur ai i tregon çarjet dhe gropat që i janë krijuar në muret e shtëpisë.
Qytetari i bën thirrje Ramës të mos bëjë propagandë edhe në këtë kohë të vështirë, por të marrë masa pasi populli është në panik dhe shtëpitë e tyre janë rrënuar.