Tërmeti ndau në dysh pallatin 10-katësh, e moshuara rrëqeth me fjalët: Jetoj vetëm, s’kam ku të shkoj…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2019, 14:12

Tërmetet e fuqishëm që pasuan vendin tonë kanë lënë të shokuar qytetarët e Tiranës dhe Durrësit,. Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, dëmet materiale në banesa dhe biznese kanë qenë të shumta.

Një pallat dhjetë katësh ka pësuar dëmtime të shumta në Shkallnur të Durrësit. Banorët e tij shprehen të alarmuar në “News 24”, ndërsa apelojnë tek strukturat shtetërore se jeta e tyre është e rrezikuar pasi pallati ka pësuar plasaritje të forta dhe përbën rrezik serioz për jetën e tyre.

Një nënë pensioniste, e cila jeton e vetme në katin e tretë të këtij pallati thotë se prej dy netësh nuk vë gjumë në sy nga frika.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Si është situata dhe gjendja juaj?

Nëna e moshuar: Shumë shumë e pasigurtë. Kemi dy ditë që s’kemi bërë gjumë. Ky pallat prej kohësh ka qenë për 5 kate, por ata e kanë çuar në 10 kate. Ne banojmë në katin e 3-të. Tërmeti ka bërë dëmtime në cepat e dyerve. Kanë krisje të gjitha anët. S’kemi ku të shkojmë, jemi pensionistë. Unë jetoj vetëm. As të ngrënë as të pirë. Sa fillonim të hanim, nisnin lëkundjet. Jam me stres dhe i kam ilaçet pa pirë. Pallati është i pabanueshëm. Jemi të pasigurtë. Unë jam shumë e sikletosur dhe jam pa gjumë. Nuk e di si do shkoj. Nuk di nga të shkoj.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit