Serxhio Marku është 21-vjeçari shqiptar, të cilit iu mor jeta javën e kaluar në banesën e tij në Angli. I riu u gjet i lënduar dhe u dërgua menjëhërë në spital, por nuk i rezistoi dot plagëve të marra.
Për eleminimin e Markut janë arrestuar dy italianë nga Napoli, Francesco D’Agostino, 44 vjeç, dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Për këtë arsye policia po bën hetime për të kaluarën e të riut shqiptar.
21-vjeçari nuk kishte asnjë të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri.