Lajmi për tërmetin ‘shkatërrues’ nxori Tiranën e Durrësin në rrugë, reagon Çim Peka: Gabim i gazetarit, kam një premtim për Edi Ramën

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 13:46

Pas përhapjes së lajmit lidhur me parashikimet e sizmologut grek, Akis Tselentis, nga disa portale gjithë Tirana e Durrësi dolën në rrugë.

Banorë të frikësuar se mos në orën 11:30 të natës do të binte një tërmet shkatërrues lanë banesat dhe dolën në rrugë e sheshe.

Pasi, por edhe para, se të kalonte ora e 'rrezikut' u bënë lajmërime të shumta nga zyrtarë dhe ekspertë të fushës se tërmetet nuk mund të parashikohen, por dëmi ishte bërë dashmë.

Qytetarët e frikësuar vazhduan të qëndronin jashtë banesave deri pas mesnate.

Ndërkohë që një nga gazetarët e tij u shoqërua në polici ka ardhur ditën e sotme edhe reagimi i botuesit të Syri.net, Çim Peka.

Në reagimin e tij, Peka e pranon se bëhet fjalë për një gabim profesional nga ana e gazetarit përgjegjës që ngriti alarmin, ndonëse iu referua një televizioni tjetër.

Po ashtu, botuesi akuzon kryeministrin Rama se urdhëroi t’i bastisë redaksinë e portalit që ai drejton dhe rendit pse vetëm ai nuk mund të flasë për besueshmëri ndaj publikut.

Reagimi i plotë:

Dy fjale budallait te Surrelit, gruas ministre te trafikantit te dorehequr dhe cubit minister qe i merrej goja live nga nje mini termet!!! Mbreme nga Stambolli me shume gjase nen shoqerine e nje qytetari amerikan, njeriut qe i dergove Ina Ramen ne Rinas per ta arrestuar vite me pare pse i kishte dhene nje interviste Fevzos, i cili po te siguron nje shterngim duarsh ne NY me 1.2 miliard ne mes per te cilat me vone flasim bashke, paske dhene urdher te bastiset webi im, shtepia ime e besueshmeria e webit qe drejtoj une. Sqarimin e te vertetes se lajmit e ke ne linkun me poshte. Per ty dy fjale: Ti me flet per besueshmeri, ti budallai i Surrelit qe dergon plaken te zbukurohet me 100 euro ne parukeri e me pas e detyron te marre sherbimin urban per ne shtepi qe te duket si pensioniste ne hall? Ti me flet per besueshmeri qe poston mesazhe per qetesi dhe vete ja mbath per ne NY? Ti me flet per perhapje paniku? Ti qe permbyte Tiranen per eksperiment duke hapur digen e liqenit e ja mbathe per ne Kine? Ti kercenon gazetaret e mi me burg nepermjet nje gruaje ministre qe burri i dha doreheqjen si trafikant? Ti me kercenon me Lleshin qe i dridhej goja live per nje mini termet dhe ju kerkon qytetareve te rrine ne shtepite e plasaritura? Ti vertet mendove mbreme se ja hodhe duke sajuar nje fake per nje lajm te sponsorizuar nga Blushi ne dreke, nga gazeta Shekulli me pas e nga shumica e portaleve ne darke ku ne kete gabim profesional ra dhe nje gazetar i imi, por sot e verteta eshte e qarte fale edhe celularit te redaksise qe eshte ne doren tende dhe ketij cubit te rendit, por nje gje. Nje gje ta premtoj ty dhe publikut. Ti do e kesh Syrin perballe dhe da ta kesh shume te veshtire, por shume ama. Publikut qe sipas teje e paskemi me miliona e qe i binden Syrit e jo zotit per te dal ne rruge i premtoj qe: Do mundohemi te jemi maksimalisht korrekt ne raportime me ju, sic kemi qene deri sot por duke pranuar edhe gabimet."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit