Ndihmoi të moshuarën me leucemi pa i marrë para, për hidraulikun zemërgjerë mblidhen 80,000 paund

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 14:25

Një hidraulik zemërgjerë, i cili rregullon bolierë falas për personat e sëmurë dhe invalidë, ka marrë rreth 80,000 paund dhurime në më pak se një javë.

52-vjeçari James Anderson nga Burnley kërkon që t'i ofrojë shërbimet më gjerë në vend, por duke dhënë ndihmë falas rrezikonte të mbeste trokë. Kështu ai ka nisur të mbledhë para në mënyrë që t'u vijë në ndihmë të moshuarve që janë në nevojë dhe pa mbështetje.

Gjatë javës së shkuar historia e tij u bë virale në rrjet, pasi u postua një foto nga një faturë që lexonte £0 për shërbimet e bëra ndaj një gruaje 90-vjeçare me leucemi.

Sëmundja që ka e moshuara është e pashërueshme dhe ai ia ofroi shërbimet falas.

Tani Anderson thotë se është prekur shumë nga mbështetja që ka marrë prej njerëzve të panjohur që i kanë ofruar pushime falas, i kanë shkruar emaile pa fund dhe i kanë dhuruar rreth 80,000 paund.

Hidrauliku thotë se përpara se të merrte dhurime nga njerëz të ndryshëm mezi ia dilte që të shlyente overdraftin.

Me paratë e mbledhura, ai do të ndihmojë njerëzit jashtë Lancashire, me shpresën se praktika e tij do të shpërndahet më gjerë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit