Vazhdojnë të bien gurë nga “Shkëmbi i Kavajës”, banorët të shqetësuar: Edhe pallati ku jetojmë ne është i çarë, askush nuk interesohet

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 12:42

Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës kanë filluar të rrëzohen pjesë edhe nga Shkëmbi i Kavajës.

Edhe sot që kanë kaluar dy ditë, situata në këtë zonë vazhdon të jetë alarmante. Kjo pasi raportohet se vazhdojnë të bien masive shkëmborësh në rrugë.

Veç masivit të shkëmbinjve që bien në rrugë, dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës në këtë zonë janë të konsiderueshme.

Duke folur për “News24”, banorët kanë thënë se ndonëse zona është ndërtuar së fundi, në dhjetëvjeçarin e fundit, pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha, jo vetëm për shkak të fuqisë së madhe të lëkundjes, por edhe për arsye se ndërtimet nuk kanë qenë cilësore.

Veç dëmeve në banesa, banorët vijojnë të jenë të frikësuar nga gurët që bien prej shkëmbit. Ata thonë se gurët vijojnë të bien çdo ditë, pas tërmetit, dhe se shkëmbi ka qëndruar vetëm se nuk ka pasur lagështirë.

Qytetari u shpreh:

Shkëmbi ka qëndruar vetën se nuk ka pasur lagështirë, por çdo ditë vazhdon të bjerë, që pas rënies së tërmetit. Edhe pallati ku jetojmë ne është i carë nga kati i parë deri në të nëntin. Është pranë shkëmbit. Asnjë nuk ka ardhur që të interesohet për këtë punë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit