Të shumta kanë qenë fotot me pamje nga ajo që tërmeti la pas. Disa prej tyre janë duke bërë xhiron e rrjetit. Ato që janë më të dhimbshme tregojnë familjet e varfa shqipare, të cilat jetojnë në skamje dhe prapë nuk dorëzohen edhe para shkatërrimit që tërmeti u ka sjell.
E tillë është Myzejene Zhuri, gruaja e fotografuar pa mendje nga fotografi Gent Shkullaku. Ajo është duke bërë punët e shtëpisë e duke pastruar banesën, pas pasojave që la tërmeti.
Fotografi shkruan përbri fotos që po bën xhiron e rrjetit:
Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit.