Nxori gjithë Tiranën e Durrësin jashtë, kush është sizmologu grek që del pothuajse gjithmonë bllof me skenat ‘apokaliptike’

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 11:33

Mbrëmjen e kaluar qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë pas frikës së përhapur nga deklarata e një 'parashikuesi' tërmetesh.

Sa i përket Akis Tselentis, profesor i Sizmologjisë në universitetin e Athinës, drejtor i Institutit të Gjeodinamikës në Observatorin Kombëtar të Athinës, drejtor i Qendrës Kombëtare të Cunamit, mediat greke i referohen edhe si një person me psikoza të çuditshme.

Tselentis, më opinionin publik grek është personi pas “parashikimeve” të lëkundjeve sizmike, shpesh herë blof dhe plot doza paniku, ndër vite.

-Në 7 shtator 1999 Athina u lëkund nga një tërmet 5.9 rihter, me 143 viktima dhe 1600 të plagosur, ndersa dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Atëherë, pedagogu nuk reshtte së paralajmëruari për një tjetër tërmet më të fuqishëm, se ishte vetëm një paralajmërim, duke shtuar panikun te populli i tmerruar, e duke i lënë natën nëpër rrugë, derisa specialistë të tjerë seriozë bënë thirrje për të mbyllur me aq skenarin e tmerrit.

-Në shkurt të vitit 2008, kur grupi i BAN bënte thirrje për lëkundje sizmike në Methoni, Akis Tselentis, i nervozuar që nuk arriti i pari, i mohonte në kamerat televizive. Në fund të muajit shkurt, në Methoni kishte tërmet të fuqishëm 6,7 rihter, pa viktima.

-Në median greke tashmë flasin për një shkencëtar nga njëra anë, person me psikoza të çuditshme nga ana tjetër. Në çdo tërmet, që në Greqi janë të shumta, si vendi i parë sizmik në Europë, i gjashti në botë, populli pret “parashikimin” tradicional të radhës nga Akis Tselentis.

-Kështu, në youtube, mund të vihen re klikimet pafund të videos, kur, në orët kritike pas tërmetit 6,9 rihter në ishullin Kithera, në 8 janar 2006, paralajmëroi një tërmet tjetër, në Jon, dhe për këtë shkak njerëz në panik kaluan orë të tëra nëpër rrugë.

-Në vitin 2008, një tjetër paralajmërim për tërmet të madh në Achaia detyron kryetarin e Bashkisë së zonës të ngrejë padi kundër Tselentis për të qetësuar banorët e zonës. Tërmeti i parashikuar nuk ndodhi kurrë.

-Në tetor 2016, pas tërmetit 6.5 rihter në Itali, Tselentis është përsëri në ekran, këtë radhë informon se nuk kanë lidhje pllakat tektonike, por Greqia ka kohë pa tërmet të fuqishëm dhe duhet të jenë në gatishmëri të gjithë. “Këmbanat bien për tërmet të fuqishëm në Greqi. Ja dy zonat ku ka energji të mbledhur”, bëjnë bujë dhe natyrisht ngjallin sërish panik deklaratat e sizmologut.

-Në 2 maj të 2007, tërmeti 5.7 rihter në Oklahoma të SHBA, shkakton ankth tek Tselentis, gjithnjë para kamerave, se shpimet për hidrokarbure do të kenë efekt domino dhe do të kemi tërmete apokaliptike së shpejti edhe në Greqi.

-Pa asnjë surprizë për të dhënat e vendit dhe të pllakës tektonike, në 13 qershor 2017, ishujt Lesbos dhe Chios shkunden mirë nga 6.1 rihter. Akis Tselentis nuk kishte arritur parashikimin e kësaj zone kaq të njohur për të tilla rihter, kështu që vendos të shfaqet në edicione lajmesh duke paralajmëruar se nuk ishte tërmeti kryesor dhe se lëkundje më e fuqishme sizmike pritet në vijim, njerëzit të jenë të vëmendshëm. Procesi passizmik u krye normalisht, pa asnjë tronditje të mëtejshme, shkruan BalkanWeb.

– Pas bujës së madhe që shkaktuan deklaratat e tij, kryesisht në Shqipëri, detyrohet të rishfaqet në media e të përgënjeshtrojë vetveten “30 herë më i fuqishëm në shkallën rihter do të thotë diku tek 6 rihter, asnjëherë nuk paralajmërova tërmet apokaliptik”.

-Megjithë karrierën akademike, si dhe sistemin novator për parashikimin e tërmeteve “Arsis” që nën kujdesin e tij vazhdojnë eksperimentimet në universitetin e Kretës, Akis Tselentis konsiderohet paralelisht dhe si një “fyerje e komunitetit akademik të Greqisë”, për shkak të manisë që shfaqet në kamera, për të parashikuar katastrofën, ku në shumicën e rasteve, del bllof.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit